Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer sërish problematikat edhe në qarkun e Lezhës. Prefekti i qarkut të Lezhës, Taulant Malsh, në një lidhje direkte në News24 tha se gjatë ditës janë konstatuar problematika në të gjithë zonën.

Gjithashtu shtoi se të gjitha ekipet janë vënë në gatishmëri, ndërsa shtoi se rreth 90 banesa janë të izoluar nga uji.

“Në oborret e 4 shkollave ka pasur prezencë uji. Në disa shkolla është ndërhyrë nga forcat zjarrfikëse. Vetëm në dy shkolla në Bashkinë Lezhë është pezulluar procesi I mësimit. Nën ujë kemi 1 mijë hektarë sipërfaqe dhe rreth 90 banesa të izoluara nga uji. Të gjitha strukturat janë organizuar në terren dhe kanë qenë në gatishmëri me mjetet përkatëse”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb