Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta që nga fillimi i sulmeve të Izraelit, raporton Reuters, duke cituar burime diplomatike.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka folur disa herë në telefon me ministrin e jashtëm të Iranit që kur Izraeli filloi sulmet ndaj Iranit javën e kaluar, thanë tre diplomatë për Reuters.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit dhe shënojnë diskutimet më thelbësore të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit që kur filluan negociatat në prill.

Raportohet se Abbas Araqchi i ka thënë Witkoff se Teherani nuk do të kthehej në negociata nëse Izraeli nuk do të ndalonte sulmet e tij.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb