TIRANE- Akuzat për plagjiaturë kanë sjell reagimin e fotografit të mirënjohur edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, Endrit Mërtiri. Gjithçka nisi me një artikull të publikuar nga revista ‘Bordo’, e cila e kishte titulluar “Kush kopjon?! Endrit Mërtiri apo Bora Kokëdhima?”.

Më tej ajo sqaron se, një set fotografik i publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së shtunës nga fotografi Endrit Mërtiri dhe Bora Kokëdhima është një kopje e stilistes Enada At’Nikolla, krijuar për revistën BORDO”. Por, fotografi i ka hedhur poshtë pretendimet e revistës, duke postuar edhe njëherë foton e realizuar prej tij për të promovuar linjën Savage të Bora Kokëdhimës.

Në reagimin e tij fotografi shprehet se foton në fjalë ai e ka realizuar në tetor të vitit 2014, shumë kohë më parë se Bordo të shfaqej me të njëjtën kopertinë. “Fotoja e parë daton më 30 tetor 2014, kohë kur kjo Bordo ende nuk ishte ngjizur. Fakt!”, shprehet fotografi në statusin e tij të ‘Facebook’. Kush ka kopjuar nga njëri? Apo ka qenë veç një rastësi?!
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: