Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Protesta vjen pas më shumë se katër muajsh qëndresë të pandërprerë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Tubimi është pjesë e një serie protestash të zhvilluara kundër qeverisë, me organizatorët që deklarojnë se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
