“Kam ardhur nga Diaspora. Shqipëria është në rrezik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të vijmë”, u shpreh një qytetare gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha se qëllimi i pjesëmarrjes në protesta është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe ngriti akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si po drejtohet vendi.
“Çfarë duhet të ndodhë akoma që të kuptohet që kjo qeveri po shkatërron të ardhmen?”, deklaroi protestuesja.
Protesta e 127-të zhvillohet pas më shumë se katër muajsh qëndresë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit.
