Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Në protestën e 26 kundër tij, ata kërkojnë vetëm dorëheqjen e kryeministrit.

Një protestues gjatë fjalës së tij iu drejtua edhe Presidentit Begaj nga protesta duke thënë se rinia ka dalë në shesh

“Anuloni shitjen e Shqipërisë. I drejtohem presidentit Begaj. President shiko sa rini ka këtu. Nuk kishin kaluar as dy ditë, ku një 17-vjecar ishte vrarë në një shtëpi bari në Angli, ku presidenti Begaj kërkoi rini nga Bangladeshi. Shikoni sa rini ka këtu, punësoni rininë. Kur ndodhi tragjedia në Zvërnec kam qenë aty”, u shpreh një tjetër protestues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb