Deputetja e PD, Ina Zhupa nga sheshi para Universitetit Politeknik, duke iu referuar revoltës studentore, u shpreh se rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama.
“Mbasi u tha që nuk dini të lidhni shtatë fjalë, i fton për dialog. Po përdor 100 mënyra për të shkatërruar protestën. Ndërsa rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama”, shprehet deputetja demokrate.
Ajo ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste historike për largimin dhe rrëzimin, sipas saj, të një regjimi që po i merr frymën Shqipërisë.
Deklarata
Edi Rama, i fiksuar pas karriges, bën çdo mëngjes pagdhirë një show me karrige. A thua se studentët e kanë nisur këtë betejë për karrige? Studentët e kanë nisur këtë betejë dhe do ta çojnë deri në fund për Shqipërinë, për të ardhmen e tyre.
Mbasi u tha që nuk dini të lidhni shtatë fjalë, i fton për dialog. Po përdor 100 mënyra për të shkatërruar protestën. Ndërsa rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama.
Ndaj, si pedagoge, si qytetare, por mbi të gjitha si një nënë që do që fëmija të mos i iki nga Shqipëria, i bëj thirrje çdo qytetari t’i bashkohet kësaj proteste historike për largimin dhe rrëzimin e një regjimi që po i merr frymën Shqipërisë.
