Protesta kombëtare e së shtunës, 7 nëntor, në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mes tyre është edhe prestigjiozja amerikane “Bloomberg”, e cila i ka kushtuar vëmendje përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, duke raportuar përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga efektivët.
Në një postim në platformën X, Bloomberg shkruan se policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe uji me presion kundër protestuesve antiqeveritarë në kryeqytet, ndërsa javët e protestave dhe tensioneve politike vijojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e 7 nëntorit u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa reagimi i forcave të rendit dhe trajtimi i protestuesve, veçanërisht të rinjve dhe studentëve, kanë nxitur diskutime të shumta.
Pasqyrimi i ngjarjeve nga Bloomberg tregon se zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve të vendit.
Albanian police used water cannon and tear gas against anti-government protesters in Tirana on Saturday, as weeks of unrest continued to put pressure on prime minister Edi Rama’s government https://t.co/oX7e4OX8Hc
— Bloomberg (@business) November 7, 2026
