Bulevardi i mbushur plot. Shqiptarët të bashkuar protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Një qytetar nga Tropoja, por që jeton në Francë, bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.
Qytetari paralajmëroi se protestuesit do të qëndrojnë deri në rrëzimin e Ramës.
“Ne kemi kulturë të lashtë. Do rrimë këtu një muaj, dy muaj, deri sa ta rrëzojmë. Ky është diktatori i fundit në Europë. Kam ardhur që të shtunën me refugjatë të tjerë.
Kam qëndruar shumë vite në Francë dhe e di historinë. Kam ikur kur erdhi Rama në pushtet. Në vitin 1789, Franca bëri revolucion popullor, ka ndenjur 10 vite. Ne do rrimë një muaj dhe do e rrëzojmë. Le të bllokojmë gjithçka, përndryshe nuk ikën. Ky është sikur Vuçiç. Ne duhet të rrimë në shesh. Unë kam një propozim që të nxjerrim non grata, 4 persona: Linda Ramën, Belinda Ballukun, Taulant Ballën dhe Edi Ramën”.
