Luçiana Kokaj, një nga banorët e Rrjollit i është bashkuar edhe sot protestës para Kryeministrisë.
Ajo tha se të shtunën do t’i bashkohen protestës shumë shqiptarë të diasporës.
“Shqiptarë nga Anglia, nga Franca, Belgjika e Gjermania, janë nisur të gjithë këtu, për t’i dhënë fund kësaj klike të korruptuar. Ata që po vijnë do të kenë më shumë arsye për të qëndruar me ne. Rama jepe dorëheqjen! Rezistoni. Kemi duruar 35 vite, ndaj duhet të durojmë dhe të reagojmë për familjet tona. Betejat i fitojne ata qe rezistojne me gjate.”, tha ajo.
