“Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturinash sociale e politike”, kështu ka deklaruar kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në mbyllje të seancës plenare në Kuvend.

Ai ka hedhur akuza ndaj protestuesve, duke thënë se janë të ndarë, në një pjesë grup kriminelesh dhe pjesa tjetër që shkon pas tyre.

“Kemi një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan topi, kontratën e PS me shqiptarët. Ndërsa me këto tjerat jam mësuar. Në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet. Sot edhe shqiptari më skeptik, sa i përket pjesës se këtu është një skenar në dëm të Shqipërisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: