Marshimi i protestuesve në Tiranë po vijon edhe mbrëmjen e sotme.
Pas ndalesës para Kuvendit, pjesëmarrësit janë zhvendosur përpara Bashkisë së Tiranës dhe drejt Bulevardit, ku kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur slogane kundër tij dhe duke përsëritur kërkesën për dorëheqje.
