TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike në vend.

News24 mëson se bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.

Mes kërkesave të parashtruara para Presidentit Begaj është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.

Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb