Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar në “Prime News24”, protestat studentore në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës për tubime paqësore.

Blakman u shpreh se nuk i njeh të gjitha çështjet e brendshme të Shqipërisë, por nënvizoi se të drejtat e njeriut dhe liria e protestës duhet të mbështeten në çdo vend të botës.

Duke iu referuar përdorimit të forcës gjatë protestave, Blakman theksoi se demonstratat paqësore nuk duhet të përballen me dhunë, ndërsa shtoi se autoritetet mund të ndërhyjnë në rastet kur protestuesit shkaktojnë shkatërrime apo akte vandalizmi.

“Unë nuk i di të gjitha çështjet që janë të brendshme në Shqipëri. Besoj se duhet të mbështesim gjithmonë të dejtat e njeriut në çdo vend të botës, të mbështesim protestat e lira, por jo shkatërrimin e pronave, aktet e dhunës, nuk duhet të jenë pjesë të proceseve politike. Janë parime që duhet të zbatohen në çdo vend.

Sërish, nëse ata njerëz protestojnë paqësisht, nuk duhet të përdoret dhunë. Por nëse protestuesit krijojnë akte dhune dhe shkatërrime, atëherë patjetër forca është e domosdoshme sepse nuk mund të kesh kaos, shkatërrim, vandalizëm, nuk duhet të jetë pjesë e një diskursi politik.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb