Mjekja Lindita Shosha e ftuar në emisionin Prime News24 u revoltua me faktin që protestuesit janë qëlluar me plumba gome.
Shosha theksoi se këto janë skena sikur në Lindjen e Mesme.
Edhe gazetari Renaldo Salianji deklaroi se protestuesit e mitur janë qëlluar me plumba gome, edhe pse nuk kanë shfaqur agresivitet, por thjesht po largoheshin.
Mjekja Lindita Shosha: Po vrasin fëmijët me plumba gome. Dhe nëse i përdorin efektivët, jo në pjesët kryesore të trupit, por në pjesët e ekstremiteteve.
Renaldo Salianji: Adoleshentët janë qëlluar me plumba gome kur nuk ishte fare agresivë, por thjesht po largoheshin. Dy policë sikur bënin qitje ushtarake.
Lindita Shosha: Kjo është e tmerrshme, që të sillesh sikur je në Lindjen e Mesme.
