Lionel Messi vazhdon të mbajë peng Barcelonën, por kjo nuk e pengon trajnerin e ri Ronald Koeman të nisë revolucionin e tij në skuadër. Tekniku holandez kërkon të rinovojë ekipin dhe në këtë projekt nuk bëjnë pjesë katër prej lojtarëve të rëndësishëm të formacionit katalunjas në vitet e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Koeman i ka konfirmuar Luis Suarez, Arturo Vidal, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic se duhet të largohen për të vazhduar karrierën larg “Camp Nou”.

Koeman Coloca
Koeman Coloca

Këta katër futbollistë janë vetëm të parët e një liste të gjatë të padëshiruarish. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, pjesë e saj janë edhe Gerard Piquet, Sergi Roberto apo Jordi Alba. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës mbetet në ankth në pritje të telefonatave të Koeman.

Otrofcb Vil02122018 Pic 2018 12 03otrobarcelona Villarreal12 Optimized
Otrofcb Vil02122018 Pic 2018 12 03otrobarcelona Villarreal12 Optimized

Teknikut të ri “blaugrana” I është dhënë dorë e lirë nga klubi, por mënyra e ashpër me të cilën është prezantuar nuk e ndihmon aspak në misionin për të bindur Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas ka pranuar se për momentin e sheh veten “më shumë jashtë se brenda projektit” të Koeman. “Pleshti” ka marrë një periudhë pauze, ndërkojë që vlerëson edhe ofertat e tjera, ku sipas mediave angleze, Manchester City ka shtuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e gjashtë herë fituesit e “Topit të Artë”.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb