Rey Manaj rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës, me “bomberi” kuqezi që realizoi golin e avantazhit për ekipin e tij Sivasspor në transfertën përballë Gaziantep. Miqtë fituan një 11-metërsh në minutën e 25-të, të cilën e mori përsipër Manaj. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 7-të sezonal për Rey Manaj, plus 2 assite.

Sivasspor shpreson që me Manaj në formë të mbijetojnë këtë sezon në elitën e futbollit turk pasi për momentin ndodhen në 15-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: