Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila disa muaj më parë kaloi një moment të vështirë familjar, duket se ka hedhur gjithçka pas krahëve. Pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, i cili është akuzuar për trafik droge dhe tani po vuan dënimin me burg, artistja u shkëput dukshëm nga daljet publike.

Ajo u përqendrua te puna e saj në studion fotografike. Por me ardhjen e stinës së nxehtë, tashmë shohim një Rezartë më solare. Ajo ka lënë pas hidhërimin dhe po shijon jetën në maksimum. Pas disa ditësh pushime në Paris, këngëtarja bashkë me mikeshën e saj ka udhëtuar në ishujt Maldive. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe duket në formë të shkëlqyer.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: