Çdo sulm terrorist rus konfirmon se shteti terrorist duhet të mposhtet dhe se kriminelët e luftës duhet të ndiqen penalisht, shkroi në Twitter Oleksii Reznikov , kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“Çdo sulm terrorist rus konfirmon se shteti terrorist duhet të mposhtet dhe kriminelët e luftës të ndëshkohen. Faleminderit POTUS, SecDef dhe popullin amerikan për një paketë tjetër ndihme sigurie prej 400 milionë dollarësh”,tha Reznikov

Ministri ukrainas i Mbrojtjes theksoi: “Ukraina dhe bota e lirë do të fitojnë”.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim miratoi një paketë financimi në vlerë prej 372 milionë euro për të mbështetur Ukrenergo, operatorin e rrjetit kombëtar të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb