Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar mbledhjen urgjente të Komisonit të Jashtëm për çështjen e Kosovës.

Ai tha se duhet patjetër që me miratimin e rezolutës kundër gjenocidit serb, ajo të njihet dhe prezantonte në tryeza ndërkombëtare.

“Shumica dominon duke mbajtur ato qëndrime. Kërkoj mbledhje urgjente të Komisionit të Jashtëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, që të ndërkombëtarizuar atë rezolutë. Se nuk e bën dot Kosova, pasi nuk është e njohur në të gjitha instancat. Komisioni i Jashtëm duhet të shprehet, nuk mund të fshihet dhe të rrijë me sy poshtë në këtë sallë. Ata që janë të burgosur, mbahen padrejtësisht në burg. Ne kërkojmë që të dënojmë gjenocidin serb, si dilni në protestë? Si kërkoni të shfajësoni ish-liderët e UÇK-së kur nuk miratoni gjenocidin serb.”, tha Shehu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb