Ish-Kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, në mitingun e rradhës me mbështetës të tij, që mbushin rrugën poshtë pallatit, e konsideroi një ditë të shënuar për popujt e Ballkanit, miratimin nga OKB të rezolutës për Srebrenicën.

Me miratimin e rezolutës, OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë.

Berisha tha se me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje.

“Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.

Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre.

Mos harroni kurrë atë ditë!

Sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë.

Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb