Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, nuk e fsheh gëzimin për këtë fitore të madhe në Anfield: “Është një rezultat i jashtëzakonshëm, i shkëlqyer, për historinë e Atalanta-s, për shoqërinë, për tifozët. Ky është një nga ato rezultate që mbesin në kujtesë përgjithmonë, një fitore e madhe. Luajtëm në një stadium historik, i famshëm në të gjithë Evropën. Dy vite më parë kur fituam këtu nuk kishte tifozë, por këtë herë kishte një shije tjetër. Sot jam shumë i lumtur, kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por Liverpoll është një ekip i shkëlqyer që mund të shënojë gola në pak minuta, është një skuadër që ka treguar se di të përmbysje ndeshje, mjafton të kujtojmë finalen e Champions League me Milan”, u shpreh ndër të tjera Gasperini pas fitores 3-0.

Gas
Gas

Nuk e ka të lehtë të flas pas një humbje të tillë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp: “Atalanta e meritoi të fitonte, luftuan për çdo top, ishin kompakt në mbrojtje, dolën mirë. Rezultatin tani të gjithë e njohim. A besoj se përmbysja? Nuk kam energji për të menduar për ndeshjen e kthimit. Është e qartë se do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Ata mbrohen mirë, luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Jurgen Klopp pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb