Union Berlin ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Urs Fischer të mërkurën pas një ecurie prej 14 ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat. Në pesë vitet e tij në krye, Fischer udhëhoqi ekipin nga divizioni i dytë në Bundesligë për herë të parë dhe më pas në garat evropiane. Ai e çoi klubin në Champions League pasi u rendit i katërti sezonin e kaluar për të vazhduar rritjen mbresëlënëse në nivel cilësie te ekipi.

Megjithatë, rezultatet këtë sezon kanë qenë të dobëta dhe Union Berlin  numëron vetëm një barazim dhe 13 humbje nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Fitorja e fundit daton me  26 gusht dhe kohës së pritjes, duket se i ka ardhur fundi.

Një humbje 4-0 ndaj Bayer Leverkusen të dielën e la skuadrën të fundit në Bundesligë dhe pa gol të shënuar në asnjë nga katër ndeshjet e fundit në elitë. Katër ndeshjet në Champions League dhe vetëm një pikë janë të pamjaftueshme për të shpëtuar pankinën e Fischer.

Skysports Urs Fischer Union Berlin 6068649
Skysports Urs Fischer Union Berlin 6068649

 

“Ky është një moment shumë i trishtuar jo vetëm për mua personalisht, por sigurisht për të gjithë familjen e Unionit”, tha presidenti i klubit, Dirk Zingler në një deklaratë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb