Humbja ndaj Comos la shije të hidhur te Juventusi, por e ardhmja e trajnerit Igor Tudor nuk është në dyshim. Klubi torinez ka vendosur që t’i besojë sërish teknikut, edhe pse në gjashtë ndeshjet e fundit (Kampionat+Champions), bardhezinjtë nuk njohin fitore.

Marrëdhënia jo dhe aq e mirë midis Tudor dhe drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli po nxit thashetheme, por për momentin në Torino nuk priten ndryshime. Situata mund të ndryshojë, nëse Juvja vijon me rezultate negative.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb