Partia Socialiste ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si përpjekje të kota për zvarritjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se rezultati tashmë është i qartë dhe se çdo vonesë është e pajustifikueshme.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS-së, Silda Çepe, u shpreh:

“Rezultati është i qartë si drita e diellit. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar qytetarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike, pavarësisht për kë votuan. Falënderojmë edhe komisionerët dhe vëzhguesit që garantuan një proces të qetë, pavarësisht disa përpjekjeve sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira”.

Çepe bëri thirrje që procesi të përmbyllet me përgjegjësi dhe pa vonesa:

“Koha të çojmë përpara këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet janë të pajustifikueshme para publikut. Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi. U bëjmë thirrje komisionarëve të vijojnë punën deri në shpalljen e rezultatit pa luajtur me zjarrin e ligjit”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb