Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Në një konferencë për shtyp në Tetovë, ai njoftoi se se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë, duke shtuar se Tetova nuk është vetëm komunë dhe qytet, por diçka më shumë.

“Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo është që Tetova nuk është vetëm komunë dhe nuk është vetëm qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tonë dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”, ka thënë ai.

I pyetur se kush duhet të jetë kryetar i ardhshëm i partisë, ai tha se nuk është e ndershme që ai të përgjigjet në lidhje me këtë, duke shtuar se kjo është e drejtë e organeve partiake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: