Analisti Ismet Ramadani, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të RMV, aty ku LSDM ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Ramadani deklaroi se humbja më e madhe në zgjedhje ishte për LSDM-në. Sipas tij, VMRO është një parti populiste djathtiste, duke shtuar se shpreson që kjo parti të luajë rol në mbajtjen e balancave etnike në RMV.

Ismet Ramadani: Humbja më e madhe në zgjedhje ishte për LSDM-në. Djathtistët fituan në zgjedhje. Partitë e djathta në pushtet në vende si Maqedonia e Veriut, që është shoqëri multietnike, janë një problem. VMRO DPMNE shpesh përmend Rusinë, Kinën, vende që nuk janë pro perëndimore. Të shpresojmë që VMRO të marrë përgjegjësi për të udhëhequr shtetin, për të mbajtur raporte të mira ndëretnike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: