Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, në News24, të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, vetëm pak ditë më parë u trajtua rasti i zhdukjes së të moshuarit Myzafer Cili, nga fshati Barbullinjë, Lushnjë, pas apelit të familjarëve të tij për ndihmë. Sipas tyre, Myzafer Çili nuk është i aftë mendërisht, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Ai është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 paradite në zonën Fier-Shegan ndërsa rreth orës 14:00 ka pasur informacione se është parë edhe në fshatin Poshnjë. Në momentin e largimit nga banesa, ai mbante veshur një xhaketë kafe dhe një kapele. Pas transmetimit të emisionit dhe kërkimit live, familjarët vazhdojnë ende sot kërkimet pa ndërprerje. Informacione të ditëve të fundit nga qytetarë të ndryshëm bëjnë me dije se i moshuari është parë fillimisht në bashkinë Dimal, ndërsa orët e fundit në zonën e Kuçovës.
Familjarët përsërisin apelin për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë, pasi gjendja shëndetësore e të moshuarit dhe kushtet atmosferike e bëjnë situatën tepër emergjente.
Numri i kontaktit të familjes Çili: +355 69 467 7291
