Pas takimit virtual të mbajtur pasditen e sotme, aleatët evropianë të Ukrainës kanë ritheksuar gatishmërinë për të vendosur një forcë sigurie sapo të kenë pushuar armiqësitë me Rusinë.
Në takimin e kryesuar nga Emmanuel Macron dhe Kier Starmer, udhëheqësit evropianë “riafirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën” dhe “lavdëruan dëshirën e Presidentit Zelenskyy për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Deklarata vazhdonte: “Udhëheqësit gjithashtu përgëzuan angazhimin e Presidentit Trump për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, në të cilën Koalicioni i Vullnetit do të luajë një rol jetësor përmes Forcës Shumëkombëshe të Ukrainës, ndër masa të tjera.”
Ata ritheksuan gatishmërinë për të vendosur një forcë sigurie sapo të kenë pushuar armiqësitë, si dhe për të ndihmuar në sigurimin e qiellit dhe detit të Ukrainës dhe për të rigjeneruar forcat e armatosura të Ukrainës.
