Një vatër e re zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në Delvinë dhe në vendin e quajtur lagjia Kasapaj. Flakët ndodhen shumë pranë zonave të banuara dhe përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në këtë moment.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është vështirësuar nga terreni i thyer dhe i pashkueshëm. Gjithashtu kanë arritur edhe dy helikopterë mbi Delvinë. Bëhet me dije se janë larguar përsëri për t’u furnizuar me ujë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: