Analistët, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë analizuar faktin nëse Sali Berisha do të arrinte që të riformatonte Partinë Demokratike, pasi ka shprehur hapur dëshirën për t’iu kthyer drejtimit të kësaj partie.

Të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, në ‘News24’ të Ola Brukos, Zheji tha se Berisha nëse vjen në pushtet do të merret me pastrimin e partisë si fillim, ndërsa shtoi se nuk ia heq dot Ramës ‘tullën e fundit’ të pushtetit.

“Mendoj që Berisha është në fushatën elektorale dhe në luftë për pushtet. Në fushata premtohen gjëra që më pas nuk mbahen. Të thuash që; ‘me protesta, do ta rrëzojmë’, duke parë dhe frustrimin të një force që i ka humbur zgjedhjet apo ia kanë vjedhur, se nuk është e qartë, mendoj se PD ka ardhur e rraskapitur nga 2-3 vite protesta. U provuan të gjitha protestat masive por çfarë ndodhi; u ndeshën me murin e ndërkombëtarëve, që nuk kishin sy për të parë. Ata donin më shumë stabilitetin e një klike dhe jo demokracinë e një shumice dhe nga ana tjetër është një pjesë e rëndësishme e popullit shqiptar që për të ardhur ti te pjesa gri, duan qetësinë, ekonominë dhe sigurinë.

Protesta dhe gjuha e ashpër i largon nga vota. Ne votojmë 55% në Shqipëri dhe merren vendime dhe krijohen qeveri të përfaqësuar nga më pak se gjysma e popullit. PD është duke lëpirë apo duke fashuar plakët që kullojnë gjak brenda partisë. Që të flasësh që Basha të bëjë protesta, po me kë do t’i bëjë?! Pa u kulluar ky turbullim dhe pa u marrë përgjigje përfundimtare, është e kot që të sulmojmë Bashën. Nuk bëj dot parashikimi (Nese Berisha do e riformatojë PD). Por mendoj se Berisha do e mbante një periudhë kohe të shkutër dhe do pastrojë të gjithë ata që nuk ishin luajalë. Nuk mendoj se nuk me merr. Pastaj do të gjejë një kukull, që ta vendos atje, kur ai mund të mos jetë mirë me shëndet. Do të jetë një nusërim për herë të tretë ku do të kthehet kthimi të logjikës së forcës, për të negociuar me ndërkombëtarët, për të thënë se; unë jam kreu i PD. S’mendoj se Berisha mund të gjenerojë një fushatë anti-Rama denoncimesh. S’mendoj se i heq dot Ramës tullën e fundit, pjesën gri. Nostalgjikët i prek kujtesa e tyre nostalgjike, Mbështetësit e tij janë njerëz mbi 50 vjeç. Janë rritur me doktorin, nuk jetojnë dot. Personazhet e politikës janë bërë si personazhe të politikës.

Nëse Berisha bën një hap pas, të gjithë do të nxjerrin ‘thikat’ dhe do të bëjnë luftën e tyre për pushtet. Berisha e mbronte Bashë nga hakmarrjet e të larguarve, që me siguri ka pasur edhe sigurinë e tyre. Këto figura që ankohen që i hoqi Basha, duhet thënë se i hoqi kreu i PD-së, bashkë me Berishën. Pa Berishën, kaosi bëhet edhe më i madh se sot.”, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Lubonja tha se opozita duhet të ulërasë për gjërat që po ndodhin, ndërsa shtoi se sistemi i ka kapur të gjithë dhe se Basha sipas tij është nënshtruar.

“Para zgjedhjeve të qershorit, ku PD kishte premtuar që mos të lejonte që mos të bëheshin zgjedhjet, kam pasur një bisedë të rëndësishëm me ata të PD. Nuk ishte as Berisha. Në atë kohë, duke qenë se kisha dyshim që kjo është parti sistemi dhe s’i nxjerr dot njerëzit në rrugë për të bërë një gjë të fuqishme, qesh idenë që të prisnim 2021 dhe të hynin në zgjedhje lokale. Më thanë; “Po lejuam ne 30 qershorin, që të bëjë ky zgjedhje, PD ka marrë fund. Ne nuk duhet ta lejojmë kurrsesi”. E kam takuar këtë person dhe i thash të kujtohet se ça ka kam thënë. Po të jetë për analizë, jam më mirë se Palmer për Shqipërinë, por nuk më dëgjonte njeri. Këtu duhej reflektuar. Kam pasur rezerva për PD atëherë. Kur ndodhi kjo i kam thënë; më ke thënë se shkatërrohet PD po lejuam zgjedhjet. Rama ia kishte bërë shkatërrimin. I kishte kalkuluar ai të gjitha. Në këtë situatë, të kthehesh ti te rruga parlamentare siç të thotë ai; ‘shko voto vettingun’, dhe as e merr në diskutim fare që ka opozitë. Berisha nuk fiton, por do marrë ca dhe do ikin ça. Është e mbaruar PD për ato arsye që ai tha. Njerëzit gjithnjë e më shumë ky sistem i ka kapur. Njerëzit që kishin interes që të fitonte PD, janë shumë pak, pasi i ka kapur pushteti. Basha i është nënshtruar sistemit të status-quo-s. Duhet të ishin bashkë të dy dhe të bënin një reflektim. Ti do flasësh me partinë dhe jo me Yuri Kim, duhet të flasësh me votuesit (Basha).”, pohoi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb