“Bankers Petrolium” Albania kompania më e madhe në vend për ekstraktimin e naftës bruto, ka prezantuar teknologjinë e re, e cila ka konfirmuar fizibilitetin teknik dhe ekonomik për stimulimin e avullit në vendburimin e Patos-Marinzës duke shënuar një hap të rëndësishëm në rigjallërimin e fushës naftëmbajtëse të kësaj zone. CEO i kompanisë Huanqin Xiao tha se përpjekjet e kësaj kompanie të dedikuara në shpimet parësore dhe injektimeve me polimer janë sfiduar nga rënia e vazhdueshme e prodhimit të naftës. Në këtë situate u ndërmor detyra e kërkimit të metodave të përmirësuara për riaktivizimin e prodhimit të naftës përmes injektimit të avullit.
“Që nga viti 2017, Bankers ka qenë në krye të kërkimeve të studimeve të fizibilitetit për injektimin e avullit dhe testeve pilot në terren në fushën e naftës së Patos-Marinzës. Rezultatet e kërkimit tonë janë thelbësore dhe inkurajuese. Prandaj, jam i lumtur t’ju prezantoj këtë teknologji të re të prodhimit të naftës nga injektimi me avull, e cila jemi të sigurt se do të nisë një kapitull transformues, duke e çuar fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës drejt rezultateve të larta.”.
Studimi i Bankers Petroliu Albania zbulon se shtresa e Goranit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës përmban më shumë se 50 milionë tonë rezerva nafte, duke e bërë atë një potencial kryesor për projektin e injektimit të avullit. “Duke parashikuar zbatimin me sukses të planit tonë të zhvillimit termal, ne parashikojmë një rritje vjetore të dukshme prej 5% -15% të prodhimit total të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nga viti 2025 deri në vitin 2029. Deri në vitin 2029, ne parashikojmë që prodhimi total vjetor i fushës së Patos-Marinzës të kalojë 800,000 ton naftë. Si përfundim, ky rrugëtim tregon angazhimin e Bankers ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe ndjekjes së vazhdueshme të përsosmërisë.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që kompania Bankers Petroium Albania synon për vitin e ardhshëm është ndërtimi i një impianti për trajtimin e mbetjeve të naftës, iniciativë qe do t’i japë zgjidhje të përhershme trajtimit të mbetjeve të naftës të depozituara në brendësi të gropave ekologjike dhe të me pas te nise rehabilitimi i gropave ekologjike të vjetra.