Rihanna ka ndarë me ndjekësit e sajonline në rrjetet sociale dy foto nga lindja e fëmijëve të saj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Këngëtarja e njohur ka nderuar mëmësinë duke postuar në llogarinë personale në Instagram dy foto të papublikuara, të realizuara menjëherë pas lindjes së dy djemve të saj, RZA dhe Riot Rose, të cilët i ka me partnerin e saj A$AP Rocky.
“Momenti më i fuqishëm që kam përjetuar ndonjëherë si grua… Mrekullitë e mia të vogla”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e postimit të saj, duke sqaruar se fotoja e parë tregon djalin e saj të madh, ndërsa e dyta është bërë pas lindjes së Riot Rose.
View this post on Instagram
