Rijeka “kurorëzohet” kampione në Kroaci. Rivalitet i ashpër dhe spektakël, ndërsa në fund festa ishte e gjitha për Lindon Selahin me shokë.

Skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar mundi 2-0 Slaven Belupon, duke mbyllur sezonin me 65 pikë po aq sa Dinamo Zagreb, por e favorizuar nga rezultatet në sfidat direkte me ekipin nga Zagrebi.

Rijeka në 36 ndeshje kampionat, ka  fituar 18 ndeshje, ka barazuar 11, ndërsa është mposhtur 7 herë.

Vendi i 3-të i takon Hajduk Split.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb