“Rijetojmë trashëgiminë tonë” ishte një aktivitet shumë i veçantë që bëri bashkë turistë vendas dhe të huaj në mozaikun paleokristian të Linit. Mozaiku daton në shekullin V dhe VI të erës sonë dhe zbulimi i tij dëshmon për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit deri në Mesjetën e hershme, ndërsa muzika dhe vargjet poetike të Mitrush Kutelit e rijetëzuan atë që sot është një nga vendet më të veçanta dhe më të bukura për t’u vizituar.

Turizmi në juglindje të vendit sipas prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole ka qënë në vitin e tij më të mirë. Ai vlerësoi aktivitete të ngjashme që promovojnë zonat me vlera të mëdha historike dhe kulturore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktiviteti “Rijetëzojmë trashëgiminë tone” ka për qëllim parësor evidentimin e vlerave etno-kulturore dhe prezantimin e tyre para turistëve që vizitojnë Pogradecin në këte sezon veror ndaj dhe synon që të kthehet në një traditë të përvitshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: