Studentët në disa universitete në Iran kanë organizuar protesta antiqeveritare. Tubimet e para të tilla në këto përmasa vijnë pas shtypjeve nga autoritetet.
BBC ka verifikuar pamjet e demonstruesve që marshonin në kampusin e Universitetit të Teknologjisë Sharif në kryeqytetin Teheran. Gjatë tubimi pati edhe përleshje midis tyre dhe mbështetësve të qeverisë.
Gjithashtu protesta u mbajtën edhe në një universitet tjetër të Teheranit dhe një tubim u raportua në verilindje. Studentët po nderonin mijëra të vrarë në protestat masive në janar.
SHBA-të kanë qenë duke ndërtuar praninë e tyre ushtarake pranë Iranit dhe Presidenti Donald Trump ka thënë se po shqyrton një sulm të kufizuar ushtarak .
SHBA-të dhe aleatët e tyre evropianë dyshojnë se Irani po lëviz drejt zhvillimit të një arme bërthamore, diçka që Irani e ka mohuar gjithmonë.
