Naftëtarët e Ballshit janë ngritur përsëri në protestë për mungesën e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.
Fillimisht u grumbulluan përpara Uzinës, ndërsa më vonë edhe pranë Komisariatit aty ku ishte shoqëruar edhe kryetari i Sindikatës së Naftetarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj. Ky i fundit pasi foli me shefin e komiariatit, së bashku me naftëtarët shkoi sërish pranë mjediseve të Uzines, aty ku hynë edhe me forcë brenda saj.
Pasi qëndruan disa orë, naftëtarët dolën nga mjediset e Uzinës, ndërsa pritet që ditën e enjte të zhvillojnë një takim në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fierit me përfaqësuesë të kompanisë që administron rafinerinë.
Gjatë ketyrë ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma nuk është bërë asgjë.
(BalkanWeb)
