KORCE/ELBASAN- Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit. ‘BalkanWeb’ mëson se dëbora në fushën e Korçës ka rënë 5 cm dhe 10 cm në zonat malore.

Ndërkohë, aksi Kapshticë-Qafë-Thanë është i kalueshëm me vështirësi, ndërsa rruga Dardhë, Voskopojë, Qafe-Qarri Zvezdë kalohet me zinxhirë. Reshjet e borës janë rikthyer edhe në zonat malore të Elbasanit, ndërsa janë mbuluar segmentet rrugore Qafë Thanë dhe Qafë Krrabë. Bëhet e ditur se në Qafë Thanë e Qafë Krrabë po hidhet kripë dhe skorie, ndërsa aksi rrugor Lunik-Steblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Sakaq, moti i keq ka shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektriken në disa lagje të Hotolishtit në Librazhd.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: