Në shtëpinë bardhezi vjen lajmi më i mirë para merkatos së janarit: Juventus rikuperon Gleison Bremerin. Pas dy muajsh jashtë fushave për shkak të operimit në menisk, mbrojtësi brazilian është gati të rikthehet dhe t’i japë Spallettit mundësinë të punojë më në fund me mbrojtjen me katër, sistemin e preferuar të trajnerit. Bremer është stërvitur me grupin dhe rikthimi i tij, qoftë kundër Bolognas apo ndaj Romës një javë më vonë, konsiderohet vendimtar për ekuilibrat e skuadrës. “Muri” i Juves është rikthyer dhe pritet të ndryshojë fytyrën e ekipit.

Ndërkohë, në Milano, situata e Davide Frattesit te Interi rikthehet në qendër të merkatos së dimrit. Mesfushori, i cili shpresonte më shumë minutazh me Chivun, ka rënë në hierarki dhe po mendon seriozisht largimin. Juventus ndjek me vëmendje, duke pasur një armë të fortë: teknikun Luciano Spalletti, i cili e ka shndërruar Frattesin në një mesfushor-golashën në kombëtare. Bisedimet për rinovimin me Interin janë ngrirë dhe agjentët e lojtarit janë parë në Torino, ndërsa vlerësimi prej 35 milionë euro të klubit zikaltër mbetet pengesa kryesore.

Janari pritet i nxehtë: Juve rikuperon Bremerin dhe mban nën vëzhgim Frattesin, ndërsa boshti Milano–Torino paralajmëron lëvizje të forta në merkato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb