Burnley pret në shtëpi Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Ashtu siç e paralajmëroi, trajneri i Burnley, Parker ka rikthyer mes të grumbulluarve Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi do të jetë në stol për këtë takim, i cili do mbahet në Turf Moor Stadium.
Pasi zhvilloi disa seanca stërvitore, Broja tashmë ka hedhur pas shpine dëmtimin, ndërsa për sot vështirë se do të mund të aktivizohet. Rikthimi i tij është një lajm i mirë për Shqipërinë, në prag të sfidës ndaj Polonisë me 26 mars.
