GJIROKASTER- Kinemaja verore rikthehet në Gjirokastër pas 30 vitesh mungesë. Ekrani i madh erdhi për publikun në formatin e një kinemaje verore për të mbledhur së bashku të gjithë nostalgjikët e kinemasë dhe jo vetëm. Drejtori i kulturës në Bashkinë Gjirokastër Ilir Lluri, tha se së shpejti pritet të rivihet në funksionim kinemaja e qytetit që prej 20 vitesh i ka munguar Gjirokastrës.

“Jo vetëm që do të vazhdojë si aktivitet i përvitshëm, por pritet dhe një investim në mënyrë që kinemaja mos të funksionojë në darkë vetëm kështu siç nisi, por dhe gjatë sezonit të dimrit”, u shpreh Lluri.

Për organizatorët vazhdimësia e aktiviteteve të tilla do të ndikojë jo vetëm në pasurimin e jetës kulturore të qytetit, por edhe në edukimin e publikut me ndjenjën e kulturës dhe artit.

“Ne mendojmë që u krijua një shtrat dhe kjo do të mbetet një traditë e bukur duke vazhduar dhe vitin tjetër duke nisur nga fakti që ne jemi në një projekt të ri për nismën e bukur që ka marrë bashkia për çeljen e kinemasë këtu”, u shpreh Jaçe.

Për katër net me radhë Gjirokastra mirëpriti aktivitetin kinematografik “Open cinema”, kinemaja e hapur në maratonën e filmit të kinemasë botërore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb