Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, teksa do të zhvillohen 4 duelet e kthimit të fazës së 1/8-ave. Të martën e 14 marsit në orën 13:00, janë planifikuar të zhvillohen dy duele, ato mes Tiranës dhe Kastriotit si dhe Kukësit-Teuta.

Në ndeshjet e para Tirana dhe Teuta triumfuan respektivisht 1-4 dhe 2-0, ndërkohë dita e mërkurë do të kujtojmë me dy duelet e tjera, ku në orën 13:00, Laçi do të presë Egnatian, ndërkohë që në orën 16:00, Partizani do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Vllaznisë. Në duelet e para, kurbinasit dhe rrogozhinasit u ndanë në paqe pa gola, ndërsa shkodranët triumfuan me rezultatin 3-1 në “Loro Boriçi”.

AXHENDA E NDESHJEVE TË KTHIMIT:

E MARTË, 14 MARS, ORA 13:00

TIRANA-KASTRIOTI (4-1)

KUKËSI-TEUTA (0-2)

E MËRKURË 15 MARS, ORA 13:00

LAÇI-EGNATIA (0-0)

E MËRKURË 15 MARS, ORA 16:00

PARTIZANI-VLLAZNIA (1-3)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb