Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtiç, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Jevtiçvjen nga Lista Serbe, e cila ka njoftuar kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.

Dje, kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: