Keidi Bare është rikthyer sot në stërvitje me Real Zaragozën. Mesfushori ka lënë pas shqetësimet fizike, ndërsa në prag është ndeshja delikate me Burgos.

Bare mungoi në tri javët e fundit të kampionatit. Asgjë nuk po shkon si duhet për Zaragozën, që mban vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Kështu është edhe pretendenti kryesor për rënien nga kategoria.

Nëse Bare do të jetë i gatshëm për Ruben Seles të dielën, akoma nuk është vendosur. Tashmë çdo ndeshje është si finale për ekipin e mesfushorit të Kombëtares.

Mesfushori nuk ftohet te Kombëtarja prej dy vitesh. Kontributin ndërkohë vijon ta japë në Spanjë ku ka kontribuar gjatë gjithë karrierës si futbollist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb