Prodhuesi gjerman i veturave sportive, Artega, është duke u kthyer në skenën e automobilizmit, nën menaxhimin e themeluesit Klaus Dieter Frers, me modelin e ri elektrik të quajtur Scalo Superelletra.

Scalo Superelletra ka marrë emrin sipas një kali garues, dhe ka hapësirë për tre persona, ndërsa dizajni është i frymëzuar nga modeli italian Carrozzeria Touring Superleggera.

Modeli i ri i Artegas vjen me katër motorë elektrikë që në total është me kapacitet prej 1006 kuajfuqi, ku 80 për qind e kapacitetit karikohet për vetëm 17 minuta. Ky model, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,7 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 299 km/h.

Prodhimi i karrocerisë do të zhvillohet në Itali, pastaj do të dërgohet në Gjermani ku Scalo Superelletra do të montohet.

Prodhimi i Artega Scalo Superelletra pritet të fillojë në vitin 2019 dhe do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 50 njësive.

Mediat britanike vlerësojnë se Scalo Superelletra do të kushtojë nga 850 mijë deri në 1.3 milion funte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: