TIRANË

Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për shkak të virusit Covid 19, deri më datë 3 prill 2020, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar vazhdimisht udhëzues për zhvillimin e mësimit virtualisht.

Ndërsa mbrëmjen e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Shahini ka lajmëruar se leksionet e matematikës për klasat 6-12 do të transmetohen ditën e nesërme në Radio Televizionin Shqiptar në orën 10:30 deri në 12:00 dhe leksionet e kimisë do të transmetohen nga ora 18:00 deri në 19:30.

‘RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12.

Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1.’ shkruan Shahini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb