Vali Corleone, që pretendon se ka lidhje me një familje mafioze nga Italia, e cila në fakt ekziston vetëm në filma, ka dalë me një pretendim të ri, pak kohë pasi u përfol se ështyë shtruar në psikiatri sepse qëlloi me thikë prindërit e tij në Kosovë.

Ai është rikthyer bujshëm si kryefjalë e rrjetit me një tjetër deklaratë të çuditshme që ka bërë në emisionin “Elite Show”. Vali Corleone u shpreh se nuk kishte qenë shumë prezent në media pasi po merrej me çështje të rëndësishme globale.

Ai është shprehur se tashmë është person me rëndësi të madhe dhe ndikim tek presidenti i SHBA, Donald Trump.
640-0-5b1ce82f5cca9
“Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo diçka tjetër por unë jam njeri më me ndikim në botë. Shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim”- ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: