TIRANE

Modelja e njohur Zana Krasniqi është e njohur nga të gjithë si një prej ikonave të bukurisë shqiptare jo vetëm brenda kufijvë tanë, por edhe jashtë tyre. Që kur ishte mjaft e re, Zana fitoi kurorën e bukurisë ‘Miss Kosova 2008’ dhe pas saj, edhe ‘Miss Universe 2008’.

Pasi nisi një karrierë në fushën e modelingut në Amerikë, ku edhe punoi për një kohë të gjatë me fotografin e njohur Fadil Berisha, Zana u rikthye në vendlindje për t’iu përkushtuar jetës familjare e duke lënë pas krahëve modelen e jetën e pasarelave.

Sot, nënë e 4 fëmijëve, po aq e bukur sa edhe në moshën e saj të re, Zana guxon të jetë pjesë e një “pasarele” tjetër – shumë më e guximshme se modelingu.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Zana ndau për herë të parë me publikun disa detaje nga jeta private, sfidat e një nëne me 4 fëmijë, por edhe ambiciet e një politikaneje të ardhshme.

Zana ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në politikë, meqenëse po kandidon për të qenë anëtare në Komunën e Prishtinës, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Zana rrëfeu se nuk ka qenë shumë e angazhuar për shkak të angazhimit dhe përkushtimit të fëmijëve, por për të është shumë e rëndësishme që ajo të mbrojë gratë dhe t’i mbështesë për çdo gjë përmes kësaj nisme që ka ndërmarrë.

Të qenë pjesë e një fushate elektorale, për Zanën është diçka e re, ndaj edhe nuk ka qenë shumë active, për shkak të familjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: