Ashtu siç pritej, Ardit Krymi është rikthyer te Vllaznia. Klubi shkodran ka njoftuar se mesfushori ka firmosur një kontratë të vlefshme për 2 vitet e ardhshme.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona” – Shkruan klubi.

Pas disa vitesh te Vllaznia, 27-vjeçari zgjodhi të transferohej në Bjellorusi te Shakhtyor Soligorsk, ku në Vysshaya Liga luajti 21 ndeshje, në periudhën 2022-2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: