Vllaznia nuk humbet kohë, por gjen menjëherë zëvendësuesin e Thomas Brdaric, i larguar pas humbjes në finalen për titull përballë Egnatias. Klubi shkodran me anë të një deklarate për mediat bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me ish lojtarin e famshëm shkodran, trajnerin e mirënjohur, Edi Martini:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, pikërisht Edi Martini, për të qenë ai trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2025-2026. Mirë se u riktheve në shtëpi”, lexohet në deklaratën e Vllaznisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb